Agim Ibraimi pritet ta vazhdojë karrierën në Katar, nga ku edhe ka marrë një ofertë mjaft të mirë në aspektin financiar. Supersport shkruan se të premten pritet të niset për në Katar, ku e pret Al Arabi.
Ibraimi pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, prej të cilës do të përfitojë 520 mijë dollarë. Sigurisht klubet e Superiores që po tentonin ta joshnin as në ëndërr nuk i ofrojnë aq.
Dinamo së fundmi ishte futur në garë fuqishëm për ta transferuar Ibraimin, i cili më fanellën e Kukësit shënoi 15 gola në sezonin e tij të parë në Kategorinë Superiore. / abcnews.al