Të paktën 17 emigrantë kanë humbur jetën gjatë një tentative për të mbërritur në brigjet e Spanjës, pasi u nisën me anije nga veriu i Afrikës. Shërbimi i shpëtimit i Madridit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka shpëtuar 80 persona nga dy varka në hapësirën detare mes Spanjës dhe Marokut. Kjo zonë është shndërruar në itenerar të ri për emigrantët që kërkojnë të arrijnë në vende të BE-së. Në këtë hapësirë detare u gjetën 13 trupa të pajetë.
Ndërsa në një tjetër incident, rojet bregdetare spanjolle kanë rikuperuar dhe 4 trupa të tjerë të pajetë dhe ka shpëtuar 22 persona. Të gjithë emigrantët e shpëtuar janë dërguar në Melija. Ndërkohë, sipas të dhënave të OKB-së, 2160 emigrantë kanë humbur jetën këtë vit gjatë tentativave për të mbërritur në Evropë përmes detit Mesdhe./abcnews.al