Partizani ka fituar miqësoren me Dritën me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja shënoi shumë shpejt me anë të mbrojtësit Dajan Shehi.
Elbasanasi realizoi në minutën e 20-të dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për Partizanin. Në pjesën e dytë “Demat” fituan një penallti, që u kthye në gol nga Stenio Junior.
Partizani triumfoi 2-0 në fund dhe kjo është fitorja e dytë në miqësore, pas asaj të arritur ndaj Shkupit me gol të Esat Malës. Kryeqytetasit kanë luajtur edhe me Strugën dhe kanë barazuar 1-1. /abcnews.al
Drita-Partizani 0-2
Shënues: Shehi 20′, Stenio Junior (pen.) 54′
Partizani: Hoxha, Dajçi, Belica, Shehi, Musta, Kote, Rrapaj, Cara, Marku, Bardhi, Murataj. Trajner: Ilir Daja