Nga Leontina Nikaj
Artistja Irena Buzi, pas 30 vitesh krijimtari thyen heshtjen me ekspozitën “Punime të zgjedhura”. 80 vepra të artit pamor në pikturë, të teknikës së vajit, akrilikut, akuarelit, karbonit, modelimit dhe derdhjes në bronz i prezanton për herë të parë. Abstraksionizmin e cilëson si shpëtim.
Në qendër të këtyre punimeve është ana e errët e njeriut, ku gjithçka Buzi e nis nga vetja, por më pas ajo ka qenë edhe një vëzhguese e kujdesshme e mjedisit ku jeton.
Ngjarjet e viteve 2000 në kapërcyell të mijëvjeçarëve e shekujve dhe sistemeve politike të ndërruara në Shqipëri dhe Kosovë nuk mund t’i shpëtonin penelave të saj.
Letërsia ka pasur një ndikim të fortë edhe në pikturën e Buzit, e veçanërisht Arshi Pipa. Ekspozita “Punime të zgjedhura” e artistes Irena Buzi do të qëndroj e hapur deri më 10 korrik 2021, në galerinë Mad Center, “Gëzim Qendro”./ Abcnews.al