OBSH: Varianti Delta shqetësues, është përhapur në 85 vende

schedule08:49 - 26 Qershor, 2021

schedule 08:49 - 26 Qershor, 2021

Gjatë një konference për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shprehu shqetësimin në lidhje me përhapjen e variantit “Delta”.

Ai gjithashtu tha se ky mutacion është më ngjitës, ndërsa vuri në dukje se deri më tani, se varianti është përhapur në 85 vende. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së gjithashtu tha se do të ketë variante të tjera të koronavirusit, duke vënë në dukje se të gjithë viruset pësojnë mutacion.

“Është shumë e hjeshtë: më shumë transmetim, më shumë mutacione.” Më pak transmetim i virusit, më pak mutacione “, tha Dr. Tentros, duke theksuar se problemi kryesor është mungesa e vaksinave në vendet e varfra.

“Situata në shumë vende të varfra, veçanërisht në Afrikë, është shumë shqetësuese”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Tashmë, mutacioni Delta është përhapur  përtej Britanisë  në vende si Italia. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të vendit, mutacioni tani përbën 17% të të gjitha rasteve të koronavirusit, në krahasim me muajin e kaluar.

Shifrat, megjithatë, janë kontradiktore: Italia regjistroi 56 viktima të premten- nga vetëm 28 të enjten. Sidoqoftë, numri i pacientëve në spitale u ul nga 2027 të enjten, në 1899 të premten, ndërsa një rënie e konsiderueshme u regjistrua në numrin e pacientëve  në njësitë e kujdesit intensiv.

Në Britani, situata po përkeqësohet, vendi regjistroi 15,810 raste të reja të premten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!