David Alaba nuk rinovoi kontratën me Bayern Munchen, u largua si lojtar i lirë nga Bundesliga dhe zgjodhi të vazhdojë karrierën te Real Madrid.
“Xholi” austriak ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin e famshëm spanjoll. Rroga sezonel do të jetë 10 milion euro në sezon, teksa 20 milion të tjera do i përfitojë në momentin e firmës.
Prezantimi do të ndodhë pas përfundimit të aventurës në Euro 2020 me kombëtaren. 29-vjeçari zbulon se kishte shumë oferta, por Reali ishte dëshira e tij e madhe.
“Mora disa oferta, kisha mundësi të ndryshme zgjedhje, por Real Madrid ishte preferenca ime kryesore, nuk kisha fare dyshime. Ky është shkaku pse zgjodha të vijoj karrierën te Reali.
Zërat e merkatos? Lojtarët kanë nevojë për motivim. Zërat e merkatos të japin një shtysë më shumë për të treguar vetën në nivele të larta“, deklaroi Alaba. /abcnews.al