Vaksinat janë efektive ndaj variantit Delta të koronavirusit, por me shumë mundësi do të duhen doza ekstra. Ky është qëndrimi që ka mbajtur Agjencia Evropiane e Barnave sa i përket shqetësimeve në rritje për praninë e mutacionit indian të virusit.
Drejtuesja ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke shtoi gjithashtu se rëndësia e variantit Delta do të rritet, për sa i përket difuzionit në Evropë.
Sipas raportimeve, në Itali ku variant është duke u rritur me një përqindje prej 16.8 për qind ndërsa më i përhapuri mbetet Alfa me 74.92%. Rritje të rasteve me këtë variant po vërehet edhe në Greqinë fqinje. s.b/abcnews.al/