Verratti: Faleminderit Mancinit që më priti, sa bukur të përfaqësosh Italinë

schedule21:38 - 24 Qershor, 2021

schedule 21:38 - 24 Qershor, 2021

Problemet në gju desh i rrezikuan pjesëmarrjen në Euro 2020, por Marco Verratti, pjesë e rëndësishme e mesfushës së Italisë, u rikuperua në kohë dhe debutoi ndaj Uellsit.

Mesfushori i PSG-së falënderon trajnerin Roberto Mancini dhe flet rreth kombëtares azzurre, që po zhvillon një Europian perfekt deri tani.

Jam i lumtur që jam rikthyer të bëj atë që dua: të luaj futboll. Euro 2020 është një turne shumë i rëndësishëm për ne, është e veçantë të përfaqësojmë Italinë.

Ishte bukur të luanim në Romë, për mua dhe të gjithë skuadrën. Gjithmonë kam biseduar në telefon me Mancinin gjatë kohës që isha i dëmtuar.

Nuk më ka munguar kurrë besimi i tij, ai insistonte që të punoja fort dhe të rikthehesha sa më shpejt. Dua të falënderoj, pasi më priti dhe më dha mundësinë të jem sot këtu.

Italia? Jemi një skuadër e bukur dhe kemi një kontingjent shumë konkurrues, po e tregojmë në fushë. Unë ndihem i lumtur, jemi një skuadër që zbavitet duke luajtur”, deklaroi 28-vjeçari. Italia luan të shtunë ndaj Austrisë, sfidë e raundit të 1/8-ve në Euro 2020. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!