Në Kanada janë zbuluar 751 varre në një ish-shkollë rezidenciale në Saskatchewan, njoftoi Federata e Kombeve Sovrane (FSIN).
Zbulimi i 751 varreve, vjen vetëm disa javë pasi u zbuluan eshtrat e 215 fëmijëve në një tjetër shkollë rezidenciale në British Columbia.
Shefi i Cowessess, Kadmus Delorme kërkoi mirëkuptim e qytetarëve për të çuar deri në fund zbulimin e varreve.
Shkolla Rezidenciale Indiane Mesjetare ishte funksionale nga viti 1899 deri në 1997 në zonën ku tani ndodhet Cowessess në Saskatchewan juglindore.
Lexo edhe: Zbulimi i eshtrave të 215 fëmijëve në Kanada, kërkohen hetime masive
Sipas autoriteteve kjo ishte një nga 130 shkollat me konvikt të detyrueshme, të drejtuara nga qeveria Kanadeze dhe autoritetet fetare gjatë shekujve 19 dhe 20.
Lexo edhe: Gjenden eshtrat e 215 fëmijëve në një shkollë në Kanada
Ndërkohë rreth 6000 fëmijë që ndiqnin këto shkolla humbën jetën për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, pasi studentët shpesh strehoheshin në ambiente jo të përshtatshme, pa ngrohje dhe pa kushte higjienike.
Ndërsa abuzimet fizike dhe seksuale nga autoritet e shkollës kanë bërë që shumë studentë të largoheshin.
Muajin e kaluar për zgjeruar më tej kërkimet u përdorë radarë që ndihmojnë në gjetjen e varreve. Nga ana tjetër shefi Asamblesë së Kombeve, Perry Bellegarde e përshkroi situatën tragjike.
Një komision i nisur në vitin 2008 për të dokumentuar ndikimet e këtij sistemi zbuloi se një numër i madh i fëmijëve autoktonë nuk u kthyen më në komunitetet e tyre në shtëpi,
Në vitin 2008 qeveria Kanadeze kërkoi falje zyrtarisht për sistemin./abcnews.al/