I nxehti afrikan ka mbërthyer tashmë të Shqipërinë duke bërë që vlerat maksimale të ditës të kapin temperaturat e 40 gradë.
Nisur nga kjo situatë dhe pasojat që i nxehti mund të ketë në shëndet, MSH ka publikuar disa këshilla për qytetarët.
Ata këshillohen të shamngin aktivitetet e mundimshme gjatë orëve të drekës, që është koha kur temperaturat arrijnë në vlera ekstremale.
Gjjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën thirrje se në rast nuk ndiheni mirë duhet të kërkoni ndihmë ose të konsultoheni me mjekun.
Këshillat e MSH.
-I nxehti ekstrem, çfarë mund të bëni?Qëndroni larg të nxehtit
-Qëndroni në hije
-Shmangni aktivitete të mundimshme gjatë orareve më të nxehta të ditës
-Mos lini fëmijët ose kafshët në makina të parkuara
-Kaloni 2-3 orë në ditë në ambiente të freskëta
***
-Nëse nuk ndiheni mirë kërkoni ndihmë
-Lëvizni menjëherë në një ambient të freskët
-Pini ujë të hidratoheni
-Konsultohuni me mjekun tuaj nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen
m.v/abcnews.al