Thuajse 3,300 refugjatë që kanë mbetur të bllokuar në Meksikë që nga janari si rezultat i politikave kufitare të SHBA-ve kanë rënë pre e rrëmbimeve, përdhunimeve, trafikimeve ose sulmeve. Kjo sipas një raporti të lëshuar sot nga një grup i të drejtave të njeriut.
Raporti, i përpiluar nga Të Drejtat e Njeriut me qendër në New York, rendit rastet e emigrantëve dhe azilkërkuesve të bllokuar në Meksikë që kur Presidenti i SHBA Joe Biden mori detyrën në 20 Janar.
Numri i incidenteve është rritur ndjeshëm javët e fundit nga rreth 500 incidente të tilla të regjistruara në prill në 3,300 deri në mes të qershorit. Demokrati Biden është duke tentuar që të përmbysë shumë nga politikat anti-imigrim të paraardhësit të tij Republikan, Donald Trump.
Sidoqoftë, qeveria e Biden ka ruajtur politikën e dëbimit të qeverisë së mëparshme.
Gjatë presidencës pesë-mujore të Biden, më shumë se 400,000 emigrantë të ndaluar në ose afër kufirit janë deportuar, duke përfshirë shumë familje nga vendet e Amerikës Qendrore dhe azilkërkuesit janë dërguar përsëri në Meksikë. s.b/abcnews.al/