Meta ia “mbath” nga i nxehti i Tiranës, filmohet duke luajtur “volejboll” në Gjirin e Lalzit

schedule20:06 - 22 Qershor, 2021

schedule 20:06 - 22 Qershor, 2021

Presidenti i Republikës është filmuar ditën e sotme ndërsa luante volejboll në breg të detit.

Më herët gjatë ditës kreu i shtetit ishte i pranishëm në një ceremoni në Presidencë ku dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” tre ish-futbollistët e Tiranës, Pavle Bagaviki, Bujar Tafaj dhe Perikli Dhale.

Mesa duket, në pjesën e dytë të ditës Meta ka zgjedhur që të pushojë në bregdetin e Adriatikut, për të shmangur disi temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin.

Në video presidenti shfaqet ndërsa luan me një lojtar të Shijakut. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!