Prej 30 vitesh kanë probleme me dritat. 300 banorët banorët e fshatit Kolonjë të Gjirokastrës thonë se shteti asnjëherë nuk u ka dhënë zgjidhje. Ndërsa ironizojnë politikanët kur shkojnë vetëm në fushatë.
“Erdhën deputetë, në 25 prill bënë premtime, por nuk mbajtën asnjë. Na mashtruan”, u shpreh një qytetar.
Ndërprerjet më të shpeshta të energjisë ndodhin në dimër, kur moti përkeqësohet.
Banorët thonë se janë pagues të rregullt të energjisë dhe për këtë kërkojnë zgjidhje.
“I paguajmë të gjitha faturat rregullisht. Mua më është djegur frigoriferi për shkak se fiken dritat”, thotë një qytetar.
Në dijeni të problemit janë edhe deputetët e zonës si dhe kryetari bashkisë Gjirokastër.
“Kanë biseduar me ta dhe sa herë janë përpjekur për ta rregulluar është prishur sërish”, shprehet më tej një tjetër banor./abcnews.al/