Vrasja e britanikes 20-vjeçare nga bashkëshorti i saj Caronile ka tronditur Greqinë. 32-vjeçari po dëshmon sot në një seancë maratonë në gjykatë.
Ndërkohë, një mik i familjes së Caroline ka hedhur poshtë deklaratat e Babis se ata patën grindje për foshnjën përpara se t’i merrte jetën.
Duke folur për TheNewspaper.gr. ai ka thënë se nëse të dy do të ndesheshin fizikisht, Caroline do ta mundte dhe mund ta rrihte për vdekje. Miku i 20-vjeçares ka zbuluar se ajo është marrë me arte marciale.
“Fillimisht më lejoni t’ju them se Caroline është marrë me arte marciale. Ajo ishte një vajzë e gjatë në gjendje të shkëlqyer fizike. Do ta kishte goditur Babisin. Nuk ka asnjë mënyrë që ata të ndesheshin dhe Babis të fitonte,” tregon ai, përcjell abcnews.al.
20-vjeçarja ka studiuar në një shkollë të arteve marciale në Alonissos dhe i dinte mirë të gjitha mënyrat për të neutralizuar kundërshtarin e saj.
“Ne jemi duke pritur për të zbuluar të vërtetën. Familja dhe ne nuk jemi të bindur nga e gjithë kjo. Ka shumë pyetje. Nuk do të çuditemi nëse do të ketë sërish përmbysje,” ka thënë miku i saj.
Gjithashtu, në një intervistë të dhënë për Daily Mail, babai i Caroline ka thënë se vajza e tij është marrë shumë me sport dhe ishte atlete e shkëlqyer. g.v/abcnews.al