Situatë e rëndë, minjtë “boshatisin” burgun me qindra të dënuar në Australi

schedule14:24 - 22 Qershor, 2021

schedule 14:24 - 22 Qershor, 2021

Situata në Australi është kritike. “Murtaja e minjve” ka pushtuar vendin. Për pasojë me qindra të burgosur janë zhvendosur në Uellsin e ri jugor.

Më shumë se 400 të burgosur dhe 200 punonjës do të zhvendosen në ambientet tjera gjatë dy javëve të ardhshme, përcjell abcnews.al.

Minjtë kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e burgut, duke përfshirë instalimet e brendshme dhe tavanin.

Australia prej disa muajsh është duke u përballur me këtë situatë të pazakonte. Gjithçka nisi në pranverën e vitit 2020 gjatë sezonit të korrjeve.

Ekspertët e lidhin këtë numër të pazakontë minjsh me reshjet e shumta të vitit të shkuar, të cilat sipas tyre ndikuan në shtimin e popullatës së minjve. g.v/abcnews.al