“Pa reduktuar humbjet, nuk e regjistron dot Messin”, Tebas alarmon Barcelonën

schedule10:57 - 22 Qershor, 2021

schedule 10:57 - 22 Qershor, 2021

Lionel Messi nuk ka rinovuar ende me Barcelonën dhe për ta bërë këtë mesa duket shtohen pengesat. Javier Tebas, presidenti i La Liga tregon se Barcelona e ka kaluar kufirin e pagave dhe i duhet të ulë ndjeshëm pagat për të mundur të regjistrojë Messin.

“Shpresoj që Barcelona ta mbajë Messin, por për ta bërë këtë ata duhet të bëjnë reduktime të mëdha në pagat e lojtarëve të tjerë të skuadrës. Forca e La Liga varet nga paratë që klubet mund të gjenerojnë. Barcelona duhet të ristrukturojë borxhin e saj. Nëse e menaxhojnë situatë s’do jetë serioze. Por ata e kanë çuar faturën e pagave në kufij.

Ata duhet të marrin masa. Klubet e La Liga kanë humbur 700 milionë euro gjatë pandemisë dhe gjysma e tyre është te Barcelona. Ndryshe nga ata, Real Madrid ka bërë përpjekje të madhe për të siguruar që humbjt të mos ishin të mëdha. Barça merr trofeun për humbjet”, u shpreh Tebas.

Për ulur nivelin e pagave Barcelona do largojë disa lojtarë. Coutinho dhe Umtiti janë thuajse të ikur, por edhe të tjerë yje mund të ndërpresin aventurën. Në rast se vjen ofertë e mirë për Roberto, Dembele e Griezmann, Barcelona u hap direkt derën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!