Samuel Eto’o ish-lojtar i Interit dhe Barcelonës ka folur së fundmi në lidhje me zhvillimet e fundit në futboll. Kamerunasi flet për rinovimin e Messit, largimin e Ramos dhe Mbappe. Ish-sulmuesi flet edhe për trajnerët e tij: Mourinho, Aragones dhe Guardiola.
“Që në fillim kam parë Spanjën si favorite për të fituar Europianin dhe e shoh ende. E dua idenë e tyre për futbollin. Por duhet të fitojnë, besoj te skuadra dhe te Luis Enrique. Mbappe? Nuk e di nëse do të shkojë në Madrid, por unë jam tifoz i PSG, dua të qëndrojë atje. Ramos? Të shkojë te PSG.
Nëse do mund ta sillja te Barcelona, do e bëja. Nëse shkon te PSG do i ndihmojë shumë të fitojnë Champions League, që po i kushton aq shumë klubit. Messi e do Barcelonën. Rinovimi nuk është çështje parash, por projekti. Ai do një projekt të besueshëm dhe Laporta po e bën atë. Leo duhet të shijojë kohën që i ka mbetur ne futboll. Futbolli ia ka borxh këtë, jo vetëm Barcelona.
Ai gjithmonë na dhuron spektakël dhe ai duhet të shijojë duke fituar tituj. Messi është Zot dhe kur ke një Zot thjesht duhet ta admirosh. Më lëndoi që Mourinho shkoi te Roma, do doja ta shihja te Interi. Gjithsesi, edhe pse Mourinhon e dua shumë, Interi do jetë gjithmonë me lart se Roma. I uroj suksese! Guardiola po bën epokë në futboll me mënyrën sesi ai e sheh këtë lojë, të gjithë e duan stilin e tij.
Më pas fitimi i titujve varet edhe nga fati. Ajo që më pëlqen është se ai imponon idetë e tij, edhe unë nëse do isha trajner do bëja të njëjtën gjë: Imponoj idetë e mia dhe të tjerët përshtaten. Luis Aragones? Ajo që Pep po bën tani, ai e bëri para 23 vitesh me Mallorca, ishte e pabesueshme. Ne thamë: Po ky gjyshi çne?”, -tha ndër të tjera Eto’o. /abcnews.al