Almeda Abazi publikon momentin emocionues kur mori në krahë të bijën e porsalindur

schedule20:10 - 21 Qershor, 2021

schedule 20:10 - 21 Qershor, 2021

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për të dytë në fillim të muajit. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina. Lajmin e konfirmoi vetë Tolgahan përmes një postimi në rrjete sociale.

Mirëpo, sot Almeda ka publikuar në Instagram momentin e parë kur takoi të bebushen e sapo ardhur në jetë. Ajo shihet shumë e emocionuar në shtratin e spitalit dhe aktori turk, që qendron pranë saj.

“8.06.2021, mirë se erdhe engjëlli jonë Alina”, ka shkruar Almeda krahas fotos mjaft prekëse./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!