“ABC” publikon përgjime të tjera nga dosja e grupit të falsifikatorëve që bënin teste anti-COVID për të udhëtuar jashtë vendit kundrejt pagesës 35-40, ndërsa prokuroria kërkoi ndalimin e 15 personave. Organizatori është Ronald Karrica, që si bazë përdorte një fotokopje te zona e “Oxhakut”. Të përfshirë janë edhe mjekë të QSUT-së, sekserë dhe agjenci udhëtimesh.
Lexo edhe: Si ra prokuroria në gjurmët e grupit kriminal
Pjesë nga përgjimet që zbulon rrjetin e falsifikatorëve
Biseda mes Ronald Karricës dhe Thoma Thomagjinit
28/05/2021, 10:39 am – Thoma Thomagjini: Ma sill pak
28/05/2021, 10:39 am – Rmedia: Ok
28/05/2021, 10:39 am – Rmedia: Po pij kafe
31/05/2021, 12:02 am – Thoma Thomagjini: A e bone xhiron
31/05/2021, 12:02 am – Thoma Thomagjini: Ty mduket se tka perzon gruja ka shpia
31/05/2021, 12:03 am – Thoma Thomagjini: Mos me u fut para ores 12
31/05/2021, 12:15 am – Rmedia: Haahahsjs
31/05/2021, 12:15 am – Thoma Thomagjini: E mer fuks
31/05/2021, 12:15 am – Thoma Thomagjini: Ik se trref gruja
31/05/2021, 12:15 am – Thoma Thomagjini: Shpaj
31/05/2021, 12:15 am – Thoma Thomagjini: Ska vajt ora 12
Biseda me Eni Travelin
03/06/2021, 3:25 pm – Rmedia: Me 800 të reja copa. 10 copë gjithsej
03/06/2021, 8:03 pm – Eni Travel: Jan hap 7 lab ktu na mbyten duke ul cmimet u bo sallate
Biseda me Xhulio Senko Gjaçin
15/04/2021, 8:43 pm – Xhulio Senko Gjaçi: Bisha do ma besh nji leje mu
15/04/2021, 8:43 pm – Xhulio Senko Gjaçi: Dhe nji per gersin
15/04/2021, 8:43 pm – Xhulio Senko Gjaçi: Taksirat
15/04/2021, 8:43 pm – Xhulio Senko Gjaçi: Te kam ra shum her ne qaf e di
Në dosjen e prokurorisë sqarohet se gjithçka ka nisur nga denoncimi i administratorit të një shoqërie private të laboratorëve që kryente teste për COVID-19, i cili kishte të dhëna që falsifikohen nga persona të paidentifikuar fletë të analizave të testit të Covid-19 me logon e laboratorit të tij duke vendosur barkode dhe të dhëna të rreme.
Lexo edhe: “Lul Basha e ka fajin”, përgjimet e grupit që bënte teste për COVID false për 40 €: O majmun të puq…
Gjithashtu në Prokurorinë e Tiranës janë referuar nga Komisarati i Policisë Rinas edhe disa raste të tjera me teste covidi të falsifikuara nga persona që kanë tentuar të udhëtojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit në vendet e BE.
Personat për të cilët u kërkua nga prokuroria që të ndalohen si të përfshirë;
1- Klodian Muharremi
2-Eltjon Kola
3- Klodjan Krasniqi
4- Blerim Cibaku
5-Erlind Prenga
6-Marinela Kalaja, mjeke
7-Artur Dani
8-Alfred Cani
9-Igli Çela inxhinier
10-Mario Bicja
11- Xhuliano Senko
12- Ervin Hoxha,
13-Tauland Kamberi
14-Eraldo Kalemaj
15-Ermir Koçi
d.b/ Abcnews.al