“Nuk ta hap derën”, policia ndëshkon 2 pronarët me lokale hapur në Durrës, thyenin orën policore

schedule10:41 - 21 Qershor, 2021

schedule 10:41 - 21 Qershor, 2021

Durrës – Dy pronarë lokalesh janë gjobitur në Durrës për shkak se nuk kanë zbatuar masat anti covid, duke mbajtur lokalet hapur edhe pas orës që parashikohet për mbyllje.

Sipas policisë në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Policisë është vendosur edhe masë administrative 1.000.000 lekë për shtetasin B. T., pasi nuk ka zbatuar orarin e përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu u ndëshkua me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, shtetasi B. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Njoftimi i policia:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për zbatimin e planit të masave gjatë sezonit turistik.

Ndëshkohen me masë administrative 2 pronarë subjektesh që u konstatuan të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Procedohet penalisht njëri prej pronarëve, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në kuadër të këtyre masave, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin B. T., 30 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, kanë konstatuar të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, lokalin e shtetasit B. T., i cili pasi ka dëgjuar thirrjen e Policisë nuk pranuar të hapë derën duke kundërshtuar urdhrin e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Policisë është vendosur edhe masë administrative 1.000.000 lekë për shtetasin B. T., pasi nuk ka zbatuar orarin e përcaktuar për mbyllje.
Gjithashtu u ndëshkua me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, shtetasi B. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!