Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pamje të rënda, momenti kur makina “Off Road” bie në një rrëpirë në bjeshkë e Dukagjinit

schedule09:51 - 21 Qershor, 2021

schedule 09:51 - 21 Qershor, 2021

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Bjeshkët e Deçanit në Kosovë, ku një makinë për gara në terrenet malore ose siç njihen ndryshe “Off Road” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një rrëpirë. Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur shoferi i kësaj makine, ndërsa kjo është konfirmuar për mediat në Kosovë edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas këtij të fundit, shoferi i makinë, ka marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin e Pejës ndërsa më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.

“Rreth orës 12:30 Policia është informuar për një vetaksident në Bjeshkën e Deçanit. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK”, deklaroi Rugova.



Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar edhe video e momentit të aksidentit të rëndë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!