Pushuesja nga Kosova dyshohet se ka vdekur nga gazrat sulfurike të llixhave. Bashkëshorti i 60-vjeçares është akoma në gjendje të rëndë. Në këtë përfundim paraprak për shkaqet e vdekjes së gruas kosovare kanë arritur mjekët spialistë të Spitalit të Elbasanit, por edhe ata të Tiranës, aty ku ndodhet i shtruar burri i viktimës, i cili është 70-vjeç.
Megjithatë do të jenë ekspertët mjeko-ligjorë, ata që do të japin saktësisht shkakun. Burrë e grua kishin shkuar në Elbasan për t’u kuruar në llixhat e Treganit. Ata ishin akomoduar në një hotel privat pranë. Gjatë natës çifti ka patur shqetësime dhe kur urgjenca shkoi t’u jepte ndihmë, gruaja kishte humbur jetën, kurse burri i saj ishte në gjendje të rëndë./abcnews.al