Asnjë gol por shumë alkool, gjatë Angli-Skoci u konsumuan 2 milion litra birrë

schedule15:37 - 19 Qershor, 2021

schedule 15:37 - 19 Qershor, 2021

Derbi  britanik i Euro 2020, Angli-Skoci, përfundoi në barazim pa gola, por kjo nuk e zbehu festën e tifozëve, si para ashtu edhe pas ndeshjes.

Vendet fqinje nuk bëjnë duel vetëm në fushë , por edhe në baret e të dy vendeve. Ishullorët shquhen për festat shfrenuara dhe kur në fushë zbresin kombëtaret e tyre atëherë ata bëhen të pandalshëm.

Në një përllogaritje të Shoqatës Britanike të Birrës, rezulton se gjatë sfidës Angli-Skoci janë konsumuar me shume se 2 milion litra birrë. Me barazimin në “Ëembley”, ata që dolën të fituar ishin skocezët.

Tifozët që kishin udhëtuar në Londër për të para sfidën si brenda dhe jashtë stadiumit, shpërthyen në festë. Megjithatë situata nuk ka shkuar edhe aq mirë.

Nën efektin e alkoolit dhe të entuziazmit, tifozeritë janë përplasur mes tyre duke shkaktuar përleshje masive. 30 persona janë arrestuar në Londër mes të premtes dhe orëve të para të së shtunës, ndërsa pritet që numri të rritet.

Arrestimet kanë ardhur gjatë një operacioni të policisë, ku përfshihen krime si prishje e rendit publik, zotërimi i një arme, dehje apo sulm ndaj policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!