Olsi Bylyku, ndër aktorët e humorit më në zë të momentit, prej disa kohësh është angazhuar në muzikë. Ai ka sjellë disa këngë, më e fundit që mban titullin “Prej Shqipnie” e cila u publikua dy muaj më parë. Por të njëjtën rrugë ka vendosur të ndjekë dhe partnerja e tij, Egli Tako.
Ajo sapo ka publikuar këngën e saj me titull “Adios”, prodhuar nga Elgit Doda ndërsa për tekstin është kujdesur vetë Egli. Muzikën me ritme spanjolle, Egli e ka kombinuar me një klip plot ngjyra dhe me paraqitje seksi.
Ajo e ka cilësuar këtë si realizimin e ëndrrës për të cilën ka punuar me vite. Ndërkaq, aktori ka shprehur në rrjete sociale krenarinë për talentin e partneres ku shkruan: “Drita që njoh unë brenda teje, erdhi momenti të SHKËLQEJË.”. /abcnews.al