‘Je bërë si burrë!’ Iva Aliko, kampione e Shqipërisë, mes paragjykimeve? Sakrificat e kupës

schedule17:43 - 18 Qershor, 2021

schedule 17:43 - 18 Qershor, 2021

Askush nuk do ta besonte deri sa në mediat e saj sociale postoi foto me triumfin e saj si kampione e Shqipërisë në Body Fitness. Iva Aliko ishte e ftuar sot në ‘Abc e pasdites’ me Ermal Peçi ku ndau emocionet e fitores por edhe sfidat që kaloi. Si e nisi këtë aventurë dhe me çfarë sakrificash?

‘8 muaj me regjim strikt, 8 muaj orë të tëra në palestër, 8 muaj pa ngrënë një picë o Ermal (qesh). Kur e konsumova pas fitores thashë oh zot’ – tregoi Iva.

Por si kanë qenë reagimet pas fitores, a ka marrë mesazhe apo komente të ndryshme?

‘Kam marrë shumë urime, ka dhe nga ato të çuditshme. Më thane je bërë edhe si burrë. Habitem, çuditem, jam në forma ideale. As unë nuk dua të humbas feminilitetin’.

A duhet të jetë tashmë edhe partneri i saj i palestruar? Do të ndalet me kaq, apo synon edhe kampionate europiane? Merrni këto dhe shumë përgjigje të tjera në bisedën e plotë në kanalin tone të Youtube. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!