Albion Marku një ditë më parë është konfirmuar pjesë e Lokomotiva Zagreb, klub që e kishte lënë në huazim te Laçi në dy sezonet e fundit.
Marku, pas ishte aktivizuar me moshat te klubi kroat, u soll në Shqipëri për të marrë minuta dhe u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm të bardhezinjve.
Madje në krahun e djathtë të mbrojtjes, pozicion që 20-vjeçari nuk e kishte mbuluar ndonjëherë. Kurbinasit e kishin marrë nga Lokomotiva për sulmin.
Gjithsesi Marku spikati në prapavijë dhe para pak ditësh emri i tij është listuar si një alternativë për turqit e Besiktas.
Valentin Rosier pritet të kthehet te Sporting dhe sipas Fanatik Falaye Sacko dhe Albion Marku janë dy lojtarët që ata po i shikojnë me kujdes. /abcnews.al