Mediat në Greqi vijojnë të sjellin detaje nga ngjarja dhe fati tragjik që pati 20-vjeçarja britanike Caroline që dha shpirt në duart e bashkëshortit. Për mediat ka folur instruktori i pilotit që kreu vrasjen. Sipas tij, 32-vjeçari mund të ketë përdorur historinë që i ndodhi atij dhe bashkëshortes së tij dy vite më parë për të hequr autorësinë nga vetja.
Lexo edhe: Që ta bënte skenarin të besueshëm, burri i Caroline mbyti qenin dhe e vari te shkallët
Si duket, instruktorin dhe bashkëshortja e tij kanë përjetuar një skenar të ngjashëm. Ata i grabitën në shtëpinë e tyre në Alepochori në një mënyrë të ngjashme me trillimin e Babis Anagnostopulos.
“Të gjithë në aeroport e dinin se çfarë na ndodhi, sepse nxituan që të dhuronin gjak për mua dhe gruan time,” tha ai për ANT1 të premten në mëngjes.
Dy vite më parë, në shtëpinë e tij u futën disa grabitës që i lanë bashkëshortët të plagosur.
“Kur dëgjova për historinë e tyre mendova që ishte shumë e ngjashme me tonën prandaj edhe informova autoritet.”
I pyetur sesi sillej Babis Anagnostopulos në punë, instruktori tha se të gjithë personat mbi 50 vjeç në Aeroportin Megara, e konsideronin si djalin e tyre. s.b/abcnews.al/