Krimi makabër në Greqi i mbytjes së 20-vjeçares Caroline nga burri i saj u dokumentua pas 37 ditësh, por drejtuesi i policisë së Atikës George Kalliakmanis shprehet se u bindën që në fillim që vrasjen e kishte bërë burri.
“Një prej oficerëve pa një sjellje të çuditshme të Babis Agnastatopoulos dhe ia mori menjëherë fëmijën nga krahët” tha ai për mediat greke duke shtuar se kishin krijuar idenë se kishin të bënin si me rastin e atletit paraolimpik Oscar Pistorius, i cili vrau të dashurën.
“Policia pa një shtëpi që ishte shumë e kuruar. Kur hyjnë hajdutët zbrazin gjithçka. Rrobat në dollap u hodhën në mënyrë të tillë që dukej sikur ishte një grabitje. Oficerët e policisë panë ftohtësi te piloti. Autori pyeti nëse Caroline ka vdekur? Ai tha disa fjalë dhe më pas e mori fëmijën në krahë”.
Kalliakmanis zbuloi se polici tjetër në atë moment duke parë sjelljen e çuditshme të Babis Anagnostopulos ia mori fëmijën nga duart autorit të krimit. Krimi u dokumentua pas 37 ditësh hetime intensive nga autoritetet greke. d.b/Abcnews.al