Aksidenti me katër të vdekur, ndërron jetë 32-vjeçarja që ndodhej në koma

schedule22:13 - 17 Qershor, 2021

schedule 22:13 - 17 Qershor, 2021

Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur në 6 qershor në Koshare të Ferizajt ku humbën jetën katër persona. Mediat vendase bëjnë me dije se ditën e sotme ka ndërruar jetë 32-vjeçarja që mbeti e plagosur rëndë nga përplasja dhe ndodhej prej gati dy javësh në gjendje kome.

Policia e Kosovës në Ferizaj përmes një komunikate për media thekson se I.R, 32-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, se sonte, rreth orës 20:00, personi I.R ( F/SH/K), e moshës 32 vjeçare, ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të rënda, që kishte pësuar nga aksidenti i komunikacionit i datës 06.06.2021, që ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u aksidentuan dy automjete civile të udhëtarëve dhe humbën jetën 4 persona.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pajetë, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Policisë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!