Çdo person mund të blejë online dokumente nga Arkivi i Shtetit

schedule19:24 - 30 Tetor, 2018

schedule 19:24 - 30 Tetor, 2018

Drejtoria e Arkivit të Shtetit ka përzgjedhur një prej auditorëve të universitetit të filologjikut të prezantojë platformën e blerjes online të dokumenteve arkivorë. Çdo dokument duke filluar që nga shekulli i katërt e deri në ditët tona shërbehet online kundrejtë pagesës 20 lekë.

Pas testimit disa mujor tashmë çdo dokument që ndodhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivit të Shtetit, mund të aksesohet online kundrejtë pagesës kjo formë shkurton rrugën dhe kursen kohën e studiuesve shpjegon drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido.

“Është testuar, kanë përfunduar të gjitha proceset sepse nëse e prezantojmë, e prezantojmë se është funkdionale dhe jo me zemër në dorë se si do jetë. Është gjithçka funksionale, që sot mund të hyjë kushdo dhe të porosisë dokumentet që do. Që nga shekulli IV që janë Kodikët e Beratit e deri te dokementet e sotme janë të gjitha të shërbyeshme, përveç dokumentacionit që është ende i padeklaruar, i klasifikuar, ka të dhëna personale këto jo”, tha ai.

Bido pranon se çmimet janë më të lira sesa në arkivat e huaja, por në këtë rast nje përjashtim do të bëhet për studentët, ku një pjesë e mirë e dokumenteve do i ofrohen falas për ta.

“Çmimet janë ulur gradualisht në Arkivë. Sot është 20 lekë një fletë dokumenti për t’u skanuar, për t’u marrë një kopje dixxhitale, 20 lekë për t’u marrë fotokopje, por për studentët për efekt të tyre të diplomës ne jemi duke punuar me universitete private në mënyrë që të bëjmë përjashtime që do thotë nëse studentët e një departamenti kanë periudhën e tyre të diplomës, ata kanë mundësinë që të marrin falas dokumentet deri në një nivel të caktuar dokumentesh kuptohet”, tha Bido.

Pas porosisë online materiali arkivor shërbehet brenda 5 ditësh, ndërkohë që vazhdon të ofrohet shërbimi falas  në sallën e studimit të arkivit./abcnews.al