“Dua të luaj për Koeman, shpejt do keni lajme”, Depay nuk fliste dot më troç se kaq

schedule17:17 - 16 Qershor, 2021

schedule 17:17 - 16 Qershor, 2021

Më troç se kaq nuk mund ta thoshte. Memphis Depay doli të fliste për ndeshjen e nesërme të Holandës me Austrinë dhe mes pyetjeve, nuk mund të mungonte çështja e tratativave me Barcelonën. Holandezi nuk duron dhe e tregon qartë.

“Të gjithë e dinë se unë kam qenë në bisedime me Barcelonën prej kohësh dhe dua të luaj për Ronald Koeman. Prisni sepse lajmet do të vijnë. Të gjithë e dinë se jemi në bisedime dhe së shpejti do të kemi lajmë në këtë drejtim. Duhet të presim, por po ju them se së shpejti do ketë diçka përfundimtare”, u shpreh Depay.

Para pak ditësh në dyqanin online të Barcelonës figuronte edhe fanella e Depay. Mediet raportojnë se është mbyllur gjithçka dhe tashmë që e tregon edhe vetë Depay, nuk ka dyshime. Ai do firmosë për 3 vite me klubin e Laportas dhe do konkurrojë për një vend në majën e sulmit me Agueron dhe Griezmann. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!