Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot, një takim në një prej lokaleve në zonën e Kuç – Qeparo, ku në fokus do të jetë Reforma Territoriale.
Në takim pritet të marrin pjesë kryetarë të bashkive, ndërsa burime bëjnë me dije se do të jenë të pranishëm edhe kryetarët e bashkive që pritet të shkrihen ose të bashkohen në kuadër të reformës së re territoriale.
Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e ndryshimeve të mundshme në ndarjen administrativo-territoriale dhe organizimin e njësive vendore./abcnews.al


