Majk është një ndër artistët më të dashur të estradës shqiptare. Reperi nga Kosova, prej vitesh tashmë në tregun muzikor, i ka dhuruar publikut këngë që janë kthyer menjëherë në hite. I fundit ishte dueti me Ledri Vulën, që rezultoi gjithashtu një sukses.
Ndonëse ka vetëm pak ditë që është publikuar, “Marr” ka gjeneruar më shumë se 3 milionë klikime në Youtube. Por, si duket Majku nuk ka ndërmend ta mbyllë këtë sezon me vetëm një këngë. Përmes një postimi në Instastory, ai ka zbuluar se po punon për diçka të re.
Majk ka ndarë një imazh nga studioja muzikore, duke iu referuar si dashuria e tij. “Dashnia jem”, ka shkruar reperi krahas fotos. Ndërkohë, nuk dihet nëse këtë herë do të vijë solo apo me një tjetër bashkëpunim. /abcnews.al