Me foton romantike buzë detit, Dj Sardi uron partneren publikisht për ditëlindje

schedule12:31 - 15 Qershor, 2021

schedule 12:31 - 15 Qershor, 2021

Dj Sardi është në një lidhje dashurie prej disa kohësh dhe këtë e ka pranuar publikisht. Partnerja e tij është motra e spikeres së lajmeve në Ora Neës, Matilda Mcinit.

Ndërkohë, Sardi nuk ka nguruar herë pas here të publikojë herë pas here foto të ndryshme krah vajzës, që i ka marrë zemrën.

Mirëpo, sot është një moment i veçantë, pasi bukuroshja feston ditëlindjen dhe padyshim nuk kishte sesi të mungonte një urim nga Dj. Ai ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqen buzë detit, teksa Sardi e puth në ball.

“Gëzuar ditëlindjen gruas që dua të mbaj përgjithmonë në krahët e mi”, ka shkruar ai krahas fotos romantike./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DJ SARDI (@sardi.shehu)