Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu u bë nënë për herë të dytë vetëm pak javë më parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Zen.
Mirëpo, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishte shtatzënia e këngëtares, por ndarja nga babai i djemve të saj, Patris Berisha.
Kjo marrëdhënie disavjeçare ka prekur fundin, aq sa Tuna ka marrë vendimin drastik dhe i ka dhënë djemve mbiemrin e saj.
Ndërkohë, lëvizja e fundit e këngëtares i ka befasuar të gjithë. Ajo ka postuar në Instastory një video, ku shfaqet shumë pranë një mashkulli, madje herë pas here bën edhe lëvizje të nxehta. Nuk dihet nëse djali është thjesht një bashkëpunëtor i këngëtares, apo diçka më tepër. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim./abcnews.al