“Çmontimi” i Kastriotit vazhdon, largohet edhe një qendërmbrojtës

schedule09:58 - 15 Qershor, 2021

schedule 09:58 - 15 Qershor, 2021

Kastrioti njeh vetëm largime deri më tani. Krutanët kanë njoftuar se dhe Silvester Shkalla nuk do të vijojë karrierën me ta, pas përfundimit të kontratës.

“KS Kastrioti komunikon përfundimin e kontratës me futbollistin Silvester Shkalla. Qendërmbrojtësi u bë pjesë e Kastriotit në verën e shkuar, ndërsa me përfundimin e sezonit i përfundoi edhe kontrata.

Pas një takimi që lojtari pati me drejtuesit, të dy palët e panë të arsyeshme të mos e vazhdojnë më bashkëpunimin.

KS Kastrioti e falënderon Shkallën, për kontributin e dhënë në fanellën e Kastriotit, dhe i uron suksese për të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e Kastriotit.

Kështu Shkalla del lojtar i lirë dhe pret oferta nga klubet e tjera të Superiores. Në të shkuarën mbrojtësi ka qenë pjesë e Dinamos, Teutës dhe Bylisit. / abcnews.al