Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret më të preferuara shqiptare. Ajo ka spikatur që në fillimet e saj për stilin e veçantë që e karakterizon. Madje mund të thuhet me plot gojë që është artistja më në trend e skënës shqiptare, kur bëhet fjalë për modën e fundit.
Nga ana tjetër, Jonida ka treguar se është shumë e lidhur me familjen e saj. Ajo poston herë pas here foto dhe video me të ëmën, të cilat shkaktojnë shumë të qeshura te ndjekësit.
Mirëpo, mëngjesin e sotëm, Maliqi e ka nisur me gjysmën e saj, të birin. Ajo ka publikuar në Instagram disa foto, ku shihet duke u përqafuar me Danin.
“Asnje fjale nuk mban dot peshen e dashurise qe kam per ty❤️”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos./abcnews.al
View this post on Instagram