Po nesër në të njëjtën ceremoni do të hidhet edhe shorti i kompeticionit më të ri Europian, Conference League, finalja e të cilit do të luhet në “Air Albania”.
UEFA ka publikuar kundërshtarët e mundshëm të skuadrave tona dhe në letër jemi ndjeshëm më të favorizuar duke pasur parasysh edhe nivelin e treguar në sezonin e shkuar në Europa League.
Drita mund të ketë përballë malazezët e Decic, ndërsa Shkupi dhe Partizani mund të ketë përballë Llapin, fituesin e Kupës në Kosovë. Short mesatar për Laçin, që mes kundërshtarëve, mund të ndeshet edhe me Podgoricën nga Mali i Zi.
Short relativisht i vështirë për Vllazninë, që duhet të shmangë hungarezët e Ferehvar. Kundërshtarë nga kampionate më të forta për Strugën, që do duhet të sforcohet shumë për të kaluar turin. /abcnews.al
DRITA: Dečić (MNE)
Inter Turku (FIN)
St Joseph’s (GIB)
Valmiera (LVA)
SHKUPI, PARTIZANI: Sfintul Gheorghe (MDA)
Dinamo Batumi (GEO)
LLAPI (KOS)
Urartu (ARM)
LAÇI: Noah (ARM)
Milsami Orhei (MDA)
Podgorica (MNE)
Dila Gori (GEO)
VLLAZNIA: Fehérvár FC (HUN)
Sutjeska (MNE)
Petrocub-Hincesti (MDA)
Široki Brijeg (BIH)
STRUGA: NSÍ Runavík (FRO)
Liepāja (LVA)
Spartak Trnava (SVK)
Dundalk (IRL)
Breidablik (ISL)