RENEA e FNSH “blic” në Vlorë, pranga Edison Begajt dhe një tjetri, shoqërohen 10 persona

schedule20:33 - 14 Qershor, 2021

schedule 20:33 - 14 Qershor, 2021

VLORË- RENEA, FNSH dhe Policia e Shtetit po organizon një aksion blic në Lungomare të Vlorës. ABC mëson se ka rënë në pranga dy persona, ku njëri prej tyre është Edison Begaj. Mësohet se personave në fjalë u është gjetur një armë pa leje. Po ashtu sipas të dhënave paraprake raportohet se janë shoqëruar 10 persona.

38-vjeçari Edison Begaj është një emër i njohur për drejtësinë, por edhe publikun sidomos në javët e fundit, pasi në 29 Maj iu bë atentat dhe u qëllua me 4 plumba. Nga ky antentat Begaj mori 4 plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit, por mundi të shpëtojë.

Lexo edhe: Momenti i atentatit ndaj Edison Begaj, autori ishte veshur si polic, e qëlloi nga afër

Autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur. Ndërkohë disa ditë pas ngjarjes një makinë e dyshuar se u përdor nga autori u gjet në afërsi të Lushnjes, ku brenda saj ishte edhe një uniformë si ajo e policisë.

Lexo edhe: Dyshohet se i përket autorit që plagosi Edison Begajn në Vlorë, gjendet një makinë e braktisur në Lushnje

Vlora kohët e fundit kanë ndodhur disa ngjarje kriminale që ende nuk janë zbardhur. /abcnews.al/