Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi organizon sot konferencën ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së

schedule08:11 - 28 Shtator, 2026

schedule 08:11 - 28 Shtator, 2026

Sot, më 28 shtator, në orën 10:00, në ambientet e Hotel Plaza në Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë organizon Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.

Konferenca do të mbledhë përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve të tjera europiane, me fokus procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit.

Aktiviteti do të përshëndetet nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë.

Në kuadër të konferencës do të zhvillohen tre sesione, me temat: agjenda e zgjerimit të BE-së dhe rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit; zgjerimi si faktor strategjik për reformat, stabilitetin dhe sigurinë; si dhe udhëheqja parlamentare dhe angazhimi në avancimin e integrimit europian.

Konferenca do të moderohet nga Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si dhe nga përfaqësues të parlamenteve të vendeve pjesëmarrëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!