Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avioni me 189 pasagjerë përplaset në det (Video)

schedule08:45 - 29 Tetor, 2018

schedule 08:45 - 29 Tetor, 2018

Një tragjedi ajrore ka ndodhur në Indonezi. Një avion me të cilin udhëtonin 189 pasagjerë u rrëzua në det, vetëm pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Xhakartës. Mendohet se nuk ka të mbijetuar nga ky aksident.

https://www.youtube.com/watch?v=Fvj6zHqdPxE

Avioni, i kompanisë ajrore indoneziane “Lion Air”, u rrëzua në det me rreth 190 persona në bord. Kontaktet me avionin humbën pak pas nisjes nga Xhakarta. Televizioni indonezian transmetoi pamjet e një njolle të madhe benzine në zonën ku avioni është rrëzuar.

Agjencia indoneziane për menaxhimin e tragjedive publikoi në faqen e saj në Twitter fotografi të ndryshme të disa objekteve personale të pasagjerëve në det. Mes të cilave telefona celularë, libra, çanta dhe pjesë avioni. Alutoritetet zyrtare konfirmuan se në avion ndodheshin 181 pasagjerë, mes të cilëve tre fëmijë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.

Sipas të dhënave të para avioni është përplasur në ujë rreth 40 metra në thellësi. Avioni i kishte kërkuar kullës së kontrollit mundësisë për tu rikthyer në Xhakartë, dhe menjëherë më pas komunikimi u ndërpre. Nga kompania ajrore u konfirmua se avioni ishte i ri dhe kishte vetëm disa muaj që kishte nisur fluturimet.

Ministria e Transportit në Indonezi deklaroi për mediat se avioni u përplas 13 minuta pas ngritjes nga pista e aeroportit në kryeqytet. Lartësia maksimale që ka arritur avioni para rrëzimit në det ishte 1.580 metra. Kjo është tragjedia më e rëndë ajrore në Indonezi pas asaj të 2014-s, kur një avion i “AirAsia” u rrëzua në det duke shkaktuar vdekjen e 162 personave që ishin në bord.

Kompanitë ajrore indoneziane ishin përjashtuar në vitin 2007 nga iteneraret në Europë për shkak të problemeve të sigurisë. Ky vendim u anulua përfundimisht në Qershor të këtij viti./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!