Ndërprerja prej Eriksen/ UEFA del blof, Braithwaite: Nuk kërkuam ne të luanim!

schedule11:19 - 14 Qershor, 2021

schedule 11:19 - 14 Qershor, 2021

Martin Braithwaite ka nxjerrë blof UEFA-n për deklaratën e bërë për luajtjen e ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, që ishte ndalur pasi Christian Eriksen ishte rrëzuar pa ndjenja në fushë dhe më pas u dërgua në spital.

Sulmuesi i Barcelonës tregon qartazi se lojtarët nuk dëshironin të luanin. “Nuk ishte një kërkesë. Na u dhanë dy mundësi dhe na thanë që të merrnim një vendim.

Në atë situatë sigurisht që dëshiron të ketë një opsion të tretë. Në atë moment ju nuk doni të luani”, ka thënë Braithwaite, ndërkohë që trajneri kishte saktësuar se një opsion ishtë të luanin një ditë më pas prej orës 12:00.

DEKLARATA E UEFA – “Pas kërkesës së bërë nga lojtarët e të dyja ekipeve, UEFA ka pranuar që ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës të luhet sonte prej orës 20:30.

Pesë minutat e pjesës së parë do të luhen dhe më pas do të ketë pesë minuta pushim për të nisur pjesa e dytë”, shkruhej në njoftimin e bërë nga UEFA, mbrëmjen e së shtunës. /abcnews.al