E goditën me sende të forta dhe e hodhën në rezervuar, identifikohen autorët e vrasjes së 26-vjeçarit

schedule10:32 - 14 Qershor, 2021

schedule 10:32 - 14 Qershor, 2021

Janë identifikuar autorët e dyshuar për vrasjen e një të riu nga Lushnja në Korçë. Burime jozyrtare thonë për ABC se bëhet fjalë për dy persona nga Lushnja me iniciale K.B dhe L.S.

26-vjeçari Fridman Xhaferraj, nga fshati Plug, u gjet pa shenja jete në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Nga konstatimet e para rezultoi se i riu kishte shenja dhunë në trup që dyshohet të jenë shkaktuar me sende të forta. Shenja të shumta iu gjetën kokë dhe pjesë të tjera.

Xhaferraj është arrestuar dhe dënuar në shkurt për djegien e qëllimshme të tre automjeteve dhe të një pjese magazine.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për të ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”. Po hetohet më tej për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. s.b/abcnews.al/