Spektakël në Holandë-Ukrainë, që u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 3-2. Pesë gola në pjesën e dytë, vendasi dy herë në epërsi, barazim i ndeshjes dhe në fund sërish Holanda që riktheu epërsinë dhe fitoi. Gjithçka në 90 minuta që duan të shohin tifozët.
“Tulipanët” në pjesën e parë bënë një ndeshej shumë të mirë, teksa rrezikuan disa herë me kapitenin Wijnaldum dhe Dumfries. Bushchan i Ukrainës ishte në formë të mirë dhe nuk e lejoi skuadrën e De Boer të shënonte.
SHIKONI KËTU GOLAT E HOLANDË-UKRAINË
Holanda nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe pas një zbritje të bukur portieri i Ukrainës la një top në zonë dhe kapiteni Wijnaldum e shfrytëzoi rastin dhe me një goditje të fortë e çoi topin në rrjetë.
Holanda e shfrytëzoi vrullin dhe për shtatë minuta shënoi golin e dytë me Weghorst. Pasi ndeshja shkoi 2-0 vendasit u relaksuan disi dhe Ukrainë e hapi lojën me një eurogol të Yarmolenko.
Sulmuesi i West Ham mahniti me një goditje të bukur dhe hapi ndeshjen, ndërsa katër minuta më pas Yaremchuk ngriu në vend Holandën pas një goditjeje të saktë me kokë.
Holanda nuk u pajtua me barazimin dhe Dumfries, i cili në pjesës e parë kishte gabuar me një gjuajtje me kokë, këtë herë nuk fali dhe shënoi golin që i dha fitoren Holandës. /abcnews.al