Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja ndodhet në muajin e fundit të shtatzanisë dhe pritet të sjellë në jetë një vajzë. Prindërit e rinj janë shumë të entuziazmuar për anëtarin e ri që do t’i shtohet familjes.
Turi ka ndarë një fotografi të Orinës me barkun e rrumbullakosur, ndërsa i ka kërkuar me lezet të bëjnë një skuadër me fëmijë. “Nëse ky është rezultati, unë them ta bëjmë një skuadër basketbolli @orindahuta!”, shkruan Turi.
“Nuk të çoj më asnjë foto…them se janë boll cercizrat e turqelit që shkrep vetë.. ti vërtet rri zgjuar natën por une zgjohem 4 orë para teje.. edhe pak do hap arkivën.”, ia ka kthyer Orinda. /abcnews.al