Lautaro Martinez drejt Spanjës, Inzaghi do “veteranin” e Lazio tek Interi

schedule14:36 - 13 Qershor, 2021

schedule 14:36 - 13 Qershor, 2021

Barcelona e tentoi gjatë gjithë verës së vitit të kaluar Lautaro Martinez, por akordi nuk u arrit dhe sulmuesi argjentinas qëndroi tek Interi, ekip me të cilin fitoi titullin kampion në Serie A.

Emri i goleadorit lidhet përsëri me klubin katalanas. “Lautaro është skeptik në lidhje me rinovimin me Interin“, u shpreh agjenti i lojtarit latin. Sport.es shkruan se Barcelona i është rikthyer pistës Lautaro.

Interi ka nevojë për miliona dhe nuk është kundër shitjes së 23-vjeçarit. Drejtuesit e klubit iberik duan të përfshijnë Emerson Royal në këtë operacion.

Mbrojtësi i djathtë brazilian pëlqehet nga Interi, ai shihet si një opsion shumë i mirë për të zëvendësuar Achraf Hakimi, e ardhmja e të cilit është e ndarë mes Chelsea dhe PSG.

Ndërkohë, Simone Inzaghi ka hedhur sytë nga Lazio, skuadra që drejtoi në 5 vitet e fundit. Trajneri i ri i Interit kërkon të ketë sërish në ekip Stefan Radu.

34-vjeçari rumun luan në çdo pozicion të mbrojtjes dhe del lojtar i lirë më 30 qershor. Interi po përgatit një ofertë për të dhe “veterani” mund të bashkohet përsëri me Inzaghin. /abcnews.al