Megjithëse ende nuk është dhënë një vendim për të hapur plotësisht lëvizjet në dogana, Greqia ka vendosur që të zgjerojë kuotën e kalimit në disa pika kufitare. Vendimi i fundit i qeverisë greke njofton se është rritur numri i kuotave ditore të personave, që do të kalojnë në Pikën Kufitare në Kakavijë.
Sipas ambasadës greke në Tiranë, duke nisur nga data 14 qershor, numri i kuotave ditore të personave që do të kalojnë në Pikën Kufitare të Kakavijës shtohet nga 400 në 1500 veta në ditë.
Nga Pika Kufitare e Kapshticës do lejohet kalimi vetëm për punëtorët sezonalë, 400 shtetas në ditë.
Ndërsa, nga Pika Kufitare e Qafë Botës do të lejohen 250 persona në ditë. e.l/abcnews.al/