Floyd Mayweather është një nga sportistët më të pasur në Botë dhe si pasojë nuk ka sesi të mos jetë “viktimë” e grabitësve të pasurive. Mbrëmjen e djeshme mësohet se në njërën nga shtëpitë e tij në Las Vegas, persona të paidentifikuar kanë hyrë dhe kanë vjedhur para dhe sende me vlerë.
Sipas asaj që shkruan Mayweather, janë vjedhur canta me shumë vlerë dhe sende të tjera, që kushtojnë shumë para. Përmes një postimi në rrjetet sociale, “i pamposhturi” ka kërkuar ndihmën e fansave të tij he jo vetëm.
Ai shkruan se kushdo që i jep atij informacion në lidhje me “skifterat”, do të shpërblehet me të paktën 100 mijë dollarë. Në momentin kur është bërë vjedhja, Mayweather nuk ka qenë në shtëpinë në fjalë, por në Miami, kur po pushonte disa ditë pas duelit me Logan Paul. /abcnews.al