U përfol se do të bëhen prindër për herë të parë, reagon bashkëshortja e Kivanç Tatlitug

schedule09:41 - 12 Qershor, 2021

schedule 09:41 - 12 Qershor, 2021

Ditën e djeshme qarkulloi në mediat rozë, lajmi se aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug do të bëhet baba për herë të parë. U tha se bashkëshortja e tij, Basak Dizer është shtatzënë dhe po e mbante sekret.

Mirëpo, Basak ka reaguar menjëherë duke mohuar pretendimin që ishte shtazënë përmes një postimi në Instagram, ku një mikesha e saj e kishte uruar.

‘’Unë nuk jam shtazënë. Lajmi që publikohet çdo vit është i gabuar’’, ka shkruar në postimin e saj Basak.

Kujtojmë që Kivanç Tatlitug dhe Basak Dizer u martuan në vitin 2016. Kjo e fundit është me profesion stiliste./abcnews.al