VIDEO/ Gjysmëfinale “ikonike” në Paris, Djokovic mund Nadal pas 4 orësh lojë

schedule23:35 - 11 Qershor, 2021

schedule 23:35 - 11 Qershor, 2021

Ka përfunduar pas më shumë se katër orësh gjysmëfinalja e Roland Garros mes Rafael Nadal dhe Novak Djokovic. Të dy tenistët ishin të jashtëzakonshëm dhe dhuruan një nga ndeshjet më të bukura të dekadës së fundit në turneun francez.

Në fund grinta dhe forca e serbit fitoi dhe arriti të fitojë me shifrat 1-3 me sete, pas një ndeshje më shumë se të luftuar. Fillimisht Nadal fitoi setin e parë me shifrat 6-3, duke krijuar idenë se ndeshja do shkojë si finalja e vitit të shkuar.

Por nuk ndodhi kështu sepse Djokovic, siç bën shpesh u rikthye dhe luftoi për çdo pikë dhe lojë, duke përmbysur fillimisht në 2-1, pas një seti të tretë shumë të luftuar, më i gjati i ndeshjes (7-6). Setin e katërt Nadal e nis mirë dhe fiton dy lojërat e para, por më pas fiziku e tradhton.

Në të tilla raste Djokovic është i pandalshëm dhe arrin të barazojë e të përmbysë më pas, duke mos e zgjatur shumë dhe fituar 6-2. Kështu, 13 herë fituesi i Roland Garros, Rafa Nadal, ndalet edhe një herë. Në finale Djokovic do përballet me grekun Tsitsipas. Gjithçka vendoset të dielën. /abcnews.al